Zyrtare: Manchester City – kampion i Premier Ligës

Periskopi.com Sporti

Pas humbjes shokuese që e pësoi Manchester United ndaj skuadrës më të dobët në ligë, West Bromwich Albion, Manchester City është tashmë edhe matematikisht kampioni më i ri Premier Ligës, transmeton Periskopi.

Skuadra e Guardiolës ka arritur të mbledhë 87 pikë në vetëm 33 ndeshje, duke e lënë pas skuadrën e Mourinhos me gjashtëmbëdhjetë pikë më pak. Nga pesë ndeshjet e mbetura mund të mblidhen vetëm pesëmbëdhjetë, dhe kjo e bën skuadrën e City, kampion zyrtar të Premier Ligës.

Manchester City ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë gjithë sezonit, duke shfaqur një formë të pabesueshme, dhe deri tash ka shënuar hiç më pak se 93 gola, që e bën sulmin më të mirë të ndonjë skuadre në këtë ligë. Mbrëmë, ata e mposhtën në Wembley Tottenhamin, dhe e prisnin ditën e sotme që të merrnin zyrtarisht lavdinë e fituesit të Ligës.

Megjithatë, City deri më tash ka pësuar dy humbje në ligë, dhe nuk mund t’ia dalë të marrë epitetin e “të pamposhturve” siç kishte bërë Arsenali i Arsene Wengerit në vitin 2004.

Nuk kishte lojtarë shumë të dalluar në ekipin e Cityt, meqenëse ky klub është i mbushur me yje dhe është kritikuar shpesh për shumat marremendëse në transferimin e lojtarëve.

Fotoja e përdorur si kopertinë e lajmit është e herës së kaluar kur City është kampion, pasiqë ky klub do të marrë trofeun në ndeshjen e radhës. /Periskopi

Shpërndaje në: