ZYRTARE: Lukaku transferohet te Chelsea

ZYRTARE: Lukaku transferohet te Chelsea

Romelu Lukaku është lojtar i Chelsea.

Pas shumë ditëve raportime që e lidhnin Romelu Lukaku me Chelsean, sot kjo lëvizje është bërë edhe zyrtare.

Faqja zyrtare e Chelsea ka njoftuar për transferimin e Romelu Lukaku, duke e uruar belgun për rikthimin në Londër, përcjell Periskopi.

Lukaku kryente dje testet mjekësore, para se të firmoste kontratën me ‘Blutë’. Kartoni i tij i kushtoi londinezëve 97.5 milionë funte, që përkthehen si afro 115 milionë euro.

Belgu ka qenë edhe më parë pjesë e Chelsea por kjo aventurë e dytë pritet  të shkojë shumë më mirë. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Chelsea./Periskopi/

Shpërndaje në: