Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me mesfushorin e ri
Liverpooli ka arritur të nënshkruajë me anësorin e Fulhamit, Fabio Carvalho.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.
Futbollisti do ta veshë fanellën me numër 28.
Në intervistën e dhënë pas zyrtarizimit, Carvalho tha se është tejet i emocionuar dhe nuk arrin t’i gjejë fjalët e duhura për ta përshkruar se sa i emocionuar është.
“Jam pa fjalë, të them të drejtën. Është thjesht një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh këtu”, u shpreh Carvalho.