Zyrtare: Liverpooli është klubi i dytë që konfirmon largimin nga Super Liga Evropiane

Zyrtare: Liverpooli është klubi i dytë që konfirmon largimin nga Super Liga Evropiane

Liverpooli i është bashkuar Manchester Cityt në tërheqjen nga Super Liga Evropiane.

Liga kontraverse u themelua së fundmi, teksa u përcoll me kritika të jashtëzakonshme nga audienca, transmeton Periskopi.

E klubi i fundit që i është dorëzuar presionit është edhe Liverpooli.

”Liverpool konfirmon se përfshirja jonë në planet e propozuara për Super Ligën Evropiane është anuluar,” shkruhet në komunikatë.

Thuhet se edhe katër klubet tjera angleze do të dalin me komunikata pas pak. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: