Zyrtare: Liverpool blindon Robertson deri në vitin 2026

Zyrtare: Liverpool blindon Robertson deri në vitin 2026

Liverpool ka njoftuar për një tjetër operacion të suksesshëm në kuadër të nënshkrimeve me lojtarët.

Andrew Robertson është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Liverpool, bën të ditur faqja zyrtare e ‘Reds’, transmeton Periskopi.

Lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjate, e cila do të jetë valide deri në vitin 2026.

Skocezi ishte pjesë kyçe e formacionit të Jurgen Klopp, në të gjitha sukseset që skuadra korri së fundmi nën urdhrat e gjermanit.

27 vjeçari numëron 177 paraqitje për klubin e Liverpool. /Periskopi/

Shpërndaje në: