Zyrtare: Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga PSG

Zyrtare: Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga PSG

Kylian Mbappe tashmë e ka bërë edhe zyrtarisht kërkesën për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Lajmi për kërkesën e Mbappes për largim u bë i ditur të mërkurën nga drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.

“Kylian Mbappe dëshiron të largohet. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por do të bëhet sipas kushteve tona”, ka thënë Leonardo.

Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Mbappen tashmë, 160 milionë euro, e cila iu hodh poshtë nga PSG-ja.

 

 

Shpërndaje në: