Zyrtare: Ky është zëvendësuesi i Koeman te Barcelona
Sergi Barjuan është emëruar trajner i përkohshëm i Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Lajmi është konfirmuar nga klubi katalunas përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, shkruhet në komunikatë.
Barjuan pritet të drejtojë Barcelonën deri sa Xavi Hernandez të zgjidh çështjen e kontratës me klubin arab, Al-Sadd.
Barjuan drejtoi më parë skuadrën B të Barcelonës.