Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Lyon-it
Lyon ka zytarizuar trajnerin e ri, Peter Bosz, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
Klubi ka lëshuar një njoftim për shtyp, ku ka njoftuar se holandezi është bashkuar me klubin, duke zënë vendin e Rudi Garcias.
“Olympique Lyon është shumë i lumtur t’i njoftojë se Peter Bosz është trajner i ekipit për dy sezonet e ardhshme, ose deri më 30 qershor 2023”.
Lyoni e mbylli kampionin në vendin e katër, duke dështuar për dy pikë të futet në Ligën e Kampionëve.
Welcome to OL, Peter Bosz! ?#Bosz2023 https://t.co/aZCoQebxC9
— Olympique Lyonnais ???? (@OL_English) May 29, 2021