Zyrtare: Ky është shkaktari i aksidentit fatal të presidentit të Leicester

Periskopi.com Sporti

Helikopteri i cili u rrëzua duke lënë të vrarë presidentit e Leicester dhe katër të tjerë ndodhi nga humbja e kontrollit pasi një mekanizëm u shkëput, thanë hetuesit.

Një raport i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) zbuloi se pedalet e kabinës ishin shkëputur nga rotori i bishtit, transmeton Periskopi.

Kjo shkaktoi që avioni AW169 të kthehej në mënyrë të pakontrolluar në të djathtë para se të përplasej në afërsi të stadiumit King Power.

AAIB tha se hetimet për rrëzimin e 27 tetorit janë në vazhdim.

Pronari i Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha, dy anëtarë të stafit të tij Nusara Suknamai dhe Kaveporn Punpare, dhe pilotët Eric Swaffer dhe Izabela Roza Lechowicz u vranë në aksident. /Periskopi

Shpërndaje në: