Zyrtare: Kurt Zouma i bashkohet West Ham

Zyrtare: Kurt Zouma i bashkohet West Ham

Kurt Zouma edhe zyrtarisht do të largohet nga Chelsea.

Mbrojtësi francez, Kurt Zouma, ka vendosur të largohet nga Chelsea, për të vazhduar aventurën e tij përsëri në Premier League.

Faqja zyrtare e West Ham ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Chelsea për kartonin e Zouma, përcjell Periskopi.

Francezi ishte pjesë e ‘Bluve’ për shtatë vite e gjysmë.

Shitja e Zouma pritet të hap rrugë për zyrtarizimin e Kounde te Chelsea. /Periskopi/

Shpërndaje në: