Zyrtare: Kosova mbetet jashtë “EURO 2024” edhe matematikisht

Zyrtare: Kosova mbetet jashtë “EURO 2024” edhe matematikisht

Pas fitores bindëse të Rumanisë ndaj Andorrës, Përfaqësuesja e Kosovës edhe matematikisht mbetet jashtë “EURO 2024”.

Rumania e ka mposhtur Andorrën me rezultat 4-0, duke ia shuar kështu shpresat përfundimisht Kosovës për një kualifikim të mundshëm direkt.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Stanqiu në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi Hagi në të 28-tën minutë.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë u përkujdes Marin nga penaltia në minutën e 44-të.

Golin e katërt për Rumaninë e realizoi Koman në minutën e 50-të.

Me këtë fitore, Rumania është në vendin e parë në Grupin I me 16 pikë, në të dytin është Zvicra me 15, në të tretin Izraeli me 11, në të katërtin është Kosova me 7 pikë.

Tri ndeshjet e radhës mundësi për lojtarë të ri e ardhje të reja.

Shpërndaje në: