Zyrtare: Klodian Duro, trajner i ri i Gjilanit
Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur shqiptar, Klodian Duro.
Duro vjen tek Gjilani pas largimit të Zekrija Ramadanit.
SC Gjilani njofton se Duro do jetë trajner i klubit për sezonin 2023/24.Ja njoftimi i klubit:
“𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄: 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐃𝐮𝐫𝐨 ë𝐦ë𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐞𝐟 𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐛𝐢𝐭 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro.
Drejtuesit dhe tekniku 45 vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24.
Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh”, shkruan SC Gjilani.