Zyrtare: Kastriot Selmani firmos me Dritën
Sulmuesi Kastriot Selmani ka firmosur sot me FC Dritën.
Selmani u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola, shkruan Periskopi.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.
Postimi i plotë i Dritës:
“Mirësevjen Kastriot
FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare.
Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola.
Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.
Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona.
Të priftë e mbara, Kastriot”.