Zyrtare: Kastriot Dermaku kalon te Lecce
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku është zyrtarisht futbollist i Lecces.
Ekipi italian e kanë blerë përfundimisht nga Parma kartonin e shtatlartit duke e afruar në skuadër për repartin defensive.
Dermaku u transferua në vitin 2019 tek Parma pas dy viteve tek Cosenza, por qëndroj vetëm 1 sezon dhe u aktivizua në 18 ndeshje.
Vitin e kaluar, 29-vjeçari luajti 11 ndeshje për Leccen pasi një dëmtim i kushtëzoi sezonin.
Gjithsesi, drejtuesit e Lecces janë bindur dhe ditën e sotme kanë konfirmuar blerjen e Demarkut.
Futbollisti nga Prishtina bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare në vitin 2018 duke u aktivizuar në 7 ndeshje, në të cilat ka shënuar dhe një gol.