Zyrtare: Juventusi konfirmon humbje 113 milionëshe
Juventusi ka publikuar raportin financiar për gjashtë muajt e parë të sezonit 2020/21, duke konfirmuar humbjen 113.7 milionëshe.
Bordi i drejtorëve të Juventusit u takua sot nën drejtimin e presidentit, Andrea Agnelli dhe aprovoi raportin financiar për gjysmë vitin e parë, transmeton Periskopi.
‘Zonja e Vjetër’ potencoi se ka 258.3 milionë të ardhura në këtë periudhë kohore, që është rënie drastike nga 322.3 milionët që u arkëtuan për të njejtën periudhë sezonin e kaluar.
Klubi konfirmoi se ka pësuar humbje me vlerë 113.7 milionë në total gjatë periudhës në fjalë. /Periskopi.com/