Zyrtare: Jep dorëheqje kryesia e Drenicës, lë klubin në krizë të thellë financiare
Kryesia e klubit “Drenica” ka dhënë dorëheqje, pas problemeve financiare të shfaqura te ky klub.
Faqja zyrtare e klubit të Drenicës ka njoftuar sonte (e mërkurë) se kryesia ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.
Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):
Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.
Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.
Me Respekt,
Kryetari, Mustaf Bajraktari”.