Zyrtare: Ivan Balliu ec tutje me Rayo Vallecanon
Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu sot dhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me klubin spanjoll, Rayo Vallecano.
Lajmin për rinovimin e kontratës nga Balliu e ka bërë të ditur vetë skuadra e Vallecanos përmes një postimi në ’Twitter’, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se mbrojtësi anësor shqiptar ka kaluar te Vallecano në vitin 2021 nga Almeria ku është paraqitur 35 herë duke shënuar dhe një gol.
Balliu i’u bashkua Kombëtares së Shqipërisë në vitin 2017 dhe kishte spekulime se ai do të largohej nga ‘kuq e zinjtë’ për Kataluninë.
OFICIAL | @ivan_balliu será jugador del Rayo Vallecano hasta final de la temporada 2024-25. pic.twitter.com/XcuxuLhIZ2
— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) July 7, 2022