Zyrtare: Ismet Krasniqi është presidenti i ri i KOK-ut
Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi sapo është shpallur president i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Krasniqi arriti të triumfojë në Asamblenë e Punës përballë rivalëve si presidenti i deritanishëm, Besim Hasani dhe Linda Shalës.
Përndryshe, Hasani ka qenë në krye të KOK-ut për më shumë se dy dekada. /Periskopi.com/