Zyrtare: Interi huazon Pinamontin

Zyrtare: Interi huazon Pinamontin

Empoli ka siguruar shërbimet e sulmuesit Andrea Pinamonti.

Skuadra e Empolit ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Pinamontit.

Bëhet fjalë për një huazim një-vjeçar, pa të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

‘Nerazzurët’ janë afër kompletimi të transferimit të Joaquin Correas, kështu që më nuk ka vend në ekip për Pinamontin dhe kanë vendosur ta huazojnë te Empoli.

22-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 10 paraqitje me Kampionët e Italisë në të gjitha garat duke realizuar një gol.

Shpërndaje në: