ZYRTARE: Inter e “blindon” Lautaro Martinezin, nënshkruan kontratë afatgjate me zikaltërit
Klubi i Interit ka njoftuar edhe zyrtarisht se Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën sot.
Martinez ka vazhduar kontratën edhe për tri vite. Kontrata e re e tij do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Klubi i Interit nuk ka zbuluar detaje tjera, por besohet se klauzola e lirimit prej 111 milionë eurove në kontratën e mëparshme, tashmë është larguar.
24-vjeçari është pjesë e “Nerazzurrëve” që nga viti 2018.
Sulmuesi argjentinas në total deri më tani ka zhvilluar 144 paraqitje zyrtare me Interin.
Lautaro Martinez deri më tani numëron 54 gola me Interin dhe 21 asistime.