Zyrtare: Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicën

Zyrtare: Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, Igball Jashari është larguar nga Prishtina.

Jashari është transferuar te skuadra e Drenicës që bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

“Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari, është pérforcimi i radhës i ekipit tonë. Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë”, shkruhet në njofitmin e klubit.

19-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje me Prishtinën në Superligë dhe ka bërë një asise.

Shpërndaje në: