Zyrtare: Herolind Shala transferohet në kategorinë e dytë të Turqisë
Herolind Shala i është bashkuar BB Erzurumspor të mërkurën, klubit nga kategoria e dytë e futbollit në Turqi.
Erzurumspor njoftoi se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës të mërkurën, pa dhënë ndonjë hollësi rreth marrëveshjes.
Shala iu bashkua klubit të 1.Lig nga klubi norvegjez Stabæk, pas vetëm disa muajsh qëndrimi atje.
29-vjeçari kaloi e ndërroi ekipin në ditën e fundit të afatit kalimtar në Turqi, i cili zyrtarisht mbyllet më 8 shtator.
Shala është shprehur i lumtur që i është bashkuar klubit turk. “Jam i lumtur që jam pjesë e Erzurumspor”, shkroi Shala në Instagram.