Zyrtare: Gjendet zgjidhja për Chelsean, nuk do të luajë ndeshjen ndaj Middlesbrough pa tifozë

Zyrtare: Gjendet zgjidhja për Chelsean, nuk do të luajë ndeshjen ndaj Middlesbrough pa tifozë

Skuadra e Chelseas sot ka kërkuar nga FA që ndeshjen e tyre të Kupës ndaj Middlesbrough ta luajnë pa tifozë, kjo pasi tifozët e tyre nuk kanë para për bileta.

Ky shqetësim i klubit të Chelseas vjen pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për ta sanksionuar pronarin e tyre rus, Roman Abramovich, shkruan Periskopi.

Sot u tha se klubi i Chelseas nuk kishte as aeroplanin e tyre për t’i bartur ata, por që sulmuesi Kai Havertz ka paguar gjitha biletat e klubit për të udhëtuar në ndeshjen e kupës ndaj Middlesbrough.

Kështu, lajmin fundit ishte se FA ka vendosur ta ndihmojë klubin e Chelseas në këtë drejtim dhe se ndeshje e paraparë të luhej pa tifozë do të zhvillohet me praninë e tyre.

blockquote class=”twitter-tweet”>

OFFICIAL: The FA have confirmed that Chelsea have removed their request for the #EmiratesFACup Quarter Final tie against Middlesbrough to be played behind closed doors. https://t.co/CHRb6atTTF

— Squawka News (@SquawkaNews) March 15, 2022

Shpërndaje në: