Zyrtare: Gana prezanton trajnerin e ri, anglezi merr drejtimin e kombëtares afrikane
Gana ka prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares. Ai është Chris Hughton, 64-vjeçari anglez me origjinë nga Irlanda.
Vitin e fundit, Hughton punoi si këshilltar në kombëtaren afrikane. Ndihmësit e tij në aventurën e re do të jenë George Boateng dhe Didi Dramani.
“Yjet e Zinj” morën pjesën në Botërorin e Katarit nën drejtimin e Otto Addo. Kombëtarja afrikane nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve.
Houghton ka drejtuar më parë në Angli skuadrat e Newcastle, Nottingham Forest, Brighton, Norwich dhe Birmingham.