Zyrtare: Fonseca largohet nga Roma në fund të sezonit
Roma ka njoftuar zyrtarisht që Paulo Fonseca do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Aktualisht ekipi “I GIallorossi”, gjendet në vendin e 7 me vetëm dy pikë më shumë se sa ndjekësi i tyre, Sassuolo.
Dihet se trajneri ka qenë pjesë e ekipit që nga viti 2019, ku ka arritur që të ketë 50 fitore, 21 barazime dhe 26 humbje si trajner i klubit italian.
Së fundi ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa Ligë ndaj Manchester United me rezultat turpërues 6-2./Periskopi