Zyrtare: Florent Hasani transferohet te klubi hungarez

Florent Hasani ka gjetur klubin e tij të ri.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka firmosur kontratë dy-vjeçare me skuadrën hungareze, Gyirmot FC.
Anësori 24-vjeçar ishte ‘shukur’ pas transferimit në ekipin nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.

Hasani rikthehet në Hungari, pasi dikur ka qenë pjesë e Diosgyor, ku ishte transferuar nga klubi kosovar, Trepça ’89.