ZYRTARE: Fituesi i Kupës së Botës me Francën largohet nga PSG, i bashkohet West Hamit

ZYRTARE: Fituesi i Kupës së Botës me Francën largohet nga PSG, i bashkohet West Hamit

West Ham United kanë zyrtarizuar një lëvizje mjaft interesante në kuadër të merkatos së verës.

Skuadra nga Premier League kanë njoftuar sot përmes faqes zyrtare se është arritur marrëveshje mes tyre dhe skuadrës së Paris Saint Germain, për shërbimet e Alphonse Areola, përcjell Periskopi.

Areola është një futbollist i cili ka shumë arritje në karrierën e tij, por shumica nuk janë si pasojë e aftësive të tija individuale.

Portieri është tashmë një fitues i Kupës së Botës, si dhe ka fituar titullin e kampionit në La Liga dhe Ligue 1. Ai do të luajë këtë sezon si i huazuar te skuadra e West Ham.

Nga disa medie evropiane, lëvizja e West Ham po konsiderohet ndër më të mirat e kësaj merkatoje të verës. /Periskopi/

Shpërndaje në: