Zyrtare: Fiton Hajdari largohet nga Malisheva
Sulmuesi i krahut, Fiton Hajdari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Malishevës për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hajdari të enjten ka njoftuar se është lojtar i lirë pasi është larguar nga Malisheva.
Ai iu bashkua Malishevës para fillimit të sezonit, ndërsa në stinorin vjeshtor pati dy gola në 12 paraqitje.
Ja postimi i tij: