Zyrtare: Fenerbahce e përjashton Mesut Ozilin nga skuadra
Fenerbahce e ka përjashtuar Mesut Ozilin nga skuadra.
Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar me efekt të menjëhershëm nga skuadra e Fenerbahce.
Gjiganti turk përmes një komunikate ka njoftuar se ish lojtari i Arsenal nuk do të luajë më për skuadrën e tyre.
“Lojtari i skuadrës sonë A, Mesut Ozil (dhe Ozan Tufan) është përjashtuar nga skuadra. I bëhet e ditur publikut”, thuhet në komunikatë.
Ozil ishte startues në fitoren 2:1 të dielën ndaj Konyaspor, ku mbante shiritin e kapitenit, por ai u zëvendësua në pjesën e parë.
Arsyeja nuk është bërë akoma publike, por thuhet nga mediat turke se lojtari nuk është i përgatitur fizikisht.