Zyrtare: Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube
Shorti për Kupën e Botës për Klube për vitin e ardhshëm ka zënë vend në Cyrih këtë pasdite, me Chelsean në mesin e skuadrave të përfshira, shkruan Periskopi.
Formati i kompeticionit nënkupton se ‘Të Kaltërit’ në fakt nuk do të jenë të sigurtë për kundërshtarin e ardhshëm deri sa të fillojë gara në shkurtin e ardhshëm, me skuadrën e Thomas Tuchelit që e ka të garantuar gjysmëfinalen si përfaqësuese e UEFA-s, pasi fitoi Champions Leaguen sezonin e kaluar.
Në gjysmëfinale, Chelsea do të ndeshet me njërën prej këtyre skuadrave: Al Jazira, Auckland City ose Al Hilal.
Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, Al Ahly ose Mnterrey do të ndeshet me fituesin e Copa Libertadores, Palmeiras. /Periskopi.com/