Zyrtare: Douglas Costa përfundon aventurën tek Bayerni
Skuadra e Bayernit e ka konfirmuar largimin e futbollistit, Douglas Costas nga skuadra e tyre.
Costa ishte huazuar nga Juventusi, por pa të drejt blerje dhe ai do të largohet në fund të sezonit.
Gjithashtu edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic konfirmoi largimin e Costas.
“Douglas Costa fitoi Bundesligën përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij.”, tha Salihamidzic.
Braziliani do të kthehet në kampin juventin, për të vendosur më tutje për të ardhmen e tij.