ZYRTARE: Dardan Berisha rikthehet tek Peja

ZYRTARE: Dardan Berisha rikthehet tek Peja

Njëri ndër basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave në Kosovë, Dardan Berisha do të jetë pjesë e Pejës për sezonin e mbetur.

Pas disa muajsh jashtë palestrave, Berisha sot është zyrtarizuar tek klubi pejan, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra pejane përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Dy sezonet e fundit, kapiteni i kombëtares së Kosovës ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës.

Teksa aventurën e fundit tek Peja e ka pasur nga vitit 2019 deri në 2022, ku përgjatë këtyre tri viteve ka fituar Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike.

35-vjeçari do të jetë një forcë shtesë për ish-kampionen e Kosvës, ku tenton ta rikthej trofeun e më të mirit në Pejë.

Verdhezinjtë nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon ku në gjashtë ndeshjet e para kanë 2 fitore e katër humbje, kurse në këtë periudhë është larguar edhe trajneri izraelit, Rami Hadar.

Kujtojmë se për herë të fundit kjo skuadër u shpall kampione e Kosovës në vitin 2023.

Shpërndaje në: