Zyrtare: Chibueze rikthehet te Vëllaznimi
Henry Chibueze është rikthyer përsëri në klubin e Vëllaznimit, për t’i ndihmuar ata të sigurojnë mbijetesën.
Përmes një njoftimi zyrtar në llogarinë e tyre të facebook, Vëllaznimi kanë njoftuar se Chibueze është rikthyer për t’i mbrojtur ngjyrat kuq e zi.
“Chibueze ishte te Vëllaznimi në sezonin 2018/19. Suksese Henry”, shkruan në njoftimin e tyre.
Vëllaznimi synojnë të sigurojnë mbijetesën këtë sezon dhe transferimi i lojtarit është i mirëseardhur.