Zyrtare: Busquets kompleton transferimin në Ligue 1 nga Barcelona

Zyrtare: Busquets kompleton transferimin në Ligue 1 nga Barcelona

Oriol Busquets ka kompletuar transferimin nga Barcelona te skuadra nga Ligue 1, Cleremont.

Mesfushori i është bashkuar klubit francez në një transferim falas, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që zgjat deri në vitin 2024.

Ai duket goxha i kënaqur me lëvizjen e tij teksa përgatitet për një sfidë të re larg nga Camp Nou.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në këtë qytet, në këtë klub i cili, mendoj, ka të njëjtat synime si unë,” tha ai. “Do të bëj më të mirën dhe do të punoj shumë për t’i bërë tifozët të lumtur. “

Clement i sapo promovuar në Ligën elitare franceze ka shijuar një fillim të fortë në sezonin e tyre të parë ndonjëherë në Ligue 1, duke mposhtur Bordo dhe Troyes dhe duke barazuar 3-3 ndaj Lyon në tre ndeshjet e tyre të para.

Shpërndaje në: