Zyrtare: Broja largohet nga Chelsea, i bashkohet ekipit tjetër në Londër

Zyrtare: Broja largohet nga Chelsea, i bashkohet ekipit tjetër në Londër

Armando Broja do të jetë zyrtarisht lojtar i Fulham në Premier League.

Ishte vetë klubi i cili zyrtarizoi kalimin e Brojës përmes një postimi në Tëitter në orët e para të mëngjesit të së premtes. Lajmi u bë publik rreth orës 02:00 pas mesnate.

“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e londinezëve.

Ekipi nga Craven Cottage ka vendosur t’ia jap sulmuesit shqiptar fanellën me numër 9.

Broja ishte në qendër të merkatos së janarit për shkak se për të ishin të interesuara disa klube në ligën angleze, por jo vetëm.

Shpërndaje në: