Zyrtare: Biri i Didier Drogbas transferohet te klubi italian

Zyrtare: Biri i Didier Drogbas transferohet te klubi italian

Skuadra nga Serie D, Folgore Caratese zyrtiarisht e ka transferuar birin e Didier Drogbas, Isaac.

I lindur në Paris në dhjetor të vitit 2000, Isaac Drogba luajti për grupmoshat e reja të Chelseat para se të transferohej në Guingamp, transmeton Periskopi.

Klubi nga Serie D e ka konfirmuar transferimin e tij përmes uebsajtit zyrtar.

Image result for isaac drogba 2021

”Folgore Catanese konfirmon transferimin e Isaac Drogbas, birit të Didier, në një marrëveshje permanente,” shkruhet në komunikatë.

Babai i tij, Didier, kaloi tetë sezone te Chelsea duke shënuar 164 gola në 381 ndeshje.

Ish-sulmuesi i Bregut të Fildisht fitoi 14 trofe në Londër, përfshirë edhe Champions Leaguen në sezonin 2011/12. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: