Zyrtare: Betim Halimi i jep fund aventurës së tij me Olympic Donetskun

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi është larguar nga ekipi i Olympic Donetsk.
Halimi me anë të një postimi ka bërë të ditur se pas 2 vite e gjysmësh ka vendosur të largohet nga ekipi ukrainas.
“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë, ishte një kënaqësi dhe privilegj që të shpenzoj këto vite në këtë ekip me njerëz fantastik”, ka shkruar Halimi në postimin e tij.