ZYRTARE: Betim Fazliji ftohet për ndeshjet e muajit mars nga Kosova
Klubi i St.Gallen ka konfirmuar ftesën e Kosovës për mbrojtësin Betim Fazliji.
Faziliji ishte lojtari që vitin e kaluar u largua nga Zvicra, vetëm që të vesh fanellën e “Dardanëve”.
Klubi i tij, ka bërë të ditur se Fazliji ka pranuar ftesën e Kosovës për tri ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.
Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e parë për “Dardanët” është ndaj Lituanisë (24 mars), miqësore në “Fadil Vokrri”, pastaj jemi prapë nikoqir, këtë herë të Suedisë (28 mars) dhe në fund udhëtojmë në Sevilla që të përballemi me Spanjën (31 mars).