Zyrtare: Besar Halimi prezantohet te klubi letonez

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bear Halimi i ka dhënë fund aventurës në Gjermani pas dy viteve te Sandhauseni.
Mesfushori nga Kosova përkundër që ishte pjesë e klubit gjerman, hapësirat për të ishin të teper limituara.
E reprezentuesi kosovar ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin letonez, ku ka nënshkruar me kampionin në fuqi, FC Riga.
”Kampioni letonez Riga ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares së Kosovës Besar Halimi”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilanasi ka nënshkruar kontratë me klubin letonez për dy vite.