Zyrtare: Benzema rinovon kontratën me Real Madrid

Zyrtare: Benzema rinovon kontratën me Real Madrid

Real Madrid ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për rinovim kontrate me Karim Benzema.

Pas emrave si Dani Carvajal e Thibaut Courtois, Real Madrid ka blinduar edhe një tjetër yll të skuadrës.

Bëhet fjalë për Karim Benzema, i cili ka vënë firmën e tij në një kontratë që e mbanë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2023, përcjell Periskopi.

Madrilenët i kanë vendosur në kontratë lojtarit edhe një klauzolë për largim, e cila kap shifrën e 1 miliard eurove.

Benzema ishte lojtari kyç i Real Madrid gjatë sezonit të kaluar dhe edhe këtë sezon e nisi mjaft mirë me dy gola. /Periskopi/

Shpërndaje në: