Zyrtare: Benjamin Mendy zgjedh klubin e njohur francez
Ish-futbollisti i Manchester City-it, Benjamin Mendy, ka firmosur me skuadrën franceze Lorient, e cila luan në Ligue 1.
Mendy i bashkohet Lorienti-t si lojtar i lirë pasi u lirua nga City verën e kaluar. Ai me skuadrën elitare franceze ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Fituesi i Kupës së Botës pak ditë më parë u shpall i pafajshëm për akuzat e përdhunimit të një gruaje.
29-vjeçari ndeshjen e fundit e kishte zhvilluar me skuadrën e Man Cityt në gushtin e vitit 2021.
“Benjamin Mendy, kampioni i botës në vitin 2018, katër herë fitues i Premier League me Manchester City dhe kampion në Francë me Monacon, vjen për të forcuar Lorient-in për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e Lorient-it.