ZYRTARE: Ballkani fiton 3:0 në tavolinë ndaj Gjilanit

ZYRTARE: Ballkani fiton 3:0 në tavolinë ndaj Gjilanit

Derbi i ndërprerë në minutën e 94’të mes Ballkanit dhe Gjilanit do t’i takojë skuadërs së drejtuar nga Ilir Daja.

Pasi shënoi, portieri i Gjilanit Enea Koliçi për të barazuar shifrat në 1-1, tifozët e Gjilanit kur hynë në fushë për të festuar disa prej tyre sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashëri.

Pas këtij incidenti ndeshja u ndërpre pa sinjalizimin e gjyqtarit kryesor të atij takimi që ishte, Genc Nuza.

Lidhur me rastin Komisioni i Garave ka marrë vendim që dueli do t’i takojë Ballkanit, duke marrë fitore në tavolinë prej 3:0.

Këtu

Shpërndaje në: