Zyrtare: Atalanta transferon mbrojtësin e Juventus

Skuadra e Atalantas ka njoftuar për një përforcim të ri, para fillimit të sezonit.
Atalanta kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e skuadrës së Juventus, Merih Demiral, transmeton Periskopi.
Po ashtu, ata kanë shfrytëzuar edhe të drejtën për blerjen e kartonit të Cristian Romero, të cilin me gjasë do ta largojnë drejt Tottenham.
Demiral do të jetë me Atalanta në formë huazimi, me opsion blerje në fund të sezonit.
Blerja e kartonit të Demiral do t’i kushtojë skuadrës nga Bergamo rreth 30 milionë euro. /Periskopi/