Zyrtare: Astrit Selmani nënshkruan me klubin e ri
Astrit Selmani karrierën e tij do ta vazhdojë në Izrael.
Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Hapoel Beer Sheva.
Selmani në sezonin e fundit ishte pjesë e Hammarbyt në Suedi, teksa transferimi i tij te klubi elitar izraelit ka kushtuar 1 milionë euro.
Reprezentuesi i Kosovës më herët ka luajtur edhe te skuadrat tjera suedeze, si: Varbergs, Rosengard, Kristianstad, Angelholm, BK Olympic e Kulladal.
25-vjeçari gjithashtu numëron edhe pesë paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës.
Selmani me “Dardanët” debutoi në nëntor të vitit të kaluar, teksa ka shënuar edhe një gol.