Zyrtare: Aston Villa merr lojtarin e Man Utd

Aston Villa kanë siguruar edhe një përforcim për sezonin e ri që po afron.
Lojtari i Manchester United, Axel Tuanzebe, do t’i bashkohet skuadrës së Aston Villa, në formë huazimi, përcjell Periskopi.
Lojtari do të jetë me fanellën e Villas deri në qershor të vitit 2022.
Marrëveshja tashmë është zyrtarizuar dhe lojtari pritet të ketë më shumë hapësira te skuadra e re.
Mbrojtësi ishte pjesë kyçe e Aston Villa në kohën kur këta të fundit siguronin rikthimin në Premier League. /Periskopi/