Zyrtare: Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës
Tashmë dhe është zyrtare, Arsim Thaçi është emëruar trajner i ri i Drenicës.
Lajmin për emërimin e trajnerit të ri e bëri të ditur vet klubi i Drenicës përmes një postimi në Facebook.
Drenica ditë më parë e shkarkoi nga detyra trajnerin, Bylbyl Sokoli, pasi ky i fundit i’u fut garës për deputet në radhët e Vetëvendosjes.
Postimi i plotë i Drenicës:
“Arsim Thaçi emërohet trajner i Drenicës
Pas largimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë arritur që të zgjedhin trajnerin e ri që do t’i prijë ekipit në stinorin pranveror.
Arsim Thaçi, zyrtarisht ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, dhe do të jetë kryetrajner i ri i skuadrës.
Thaçi ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare, dhe pervoja e tij besojmë që do të sherbejë që klubi të arrij objektivin, rikthimin në Superligë.
Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe prezantimin zyrtar të trajnerit.
Mirësevjen Arsim Thaçi”.