Zyrtare: Arrihet marrëveshja për Copa EuroAmerica/ Argjentinë – Itali në qershor të 2022

Zyrtare: Arrihet marrëveshja për Copa EuroAmerica/ Argjentinë – Itali në qershor të 2022

Fituesja e Kupës së Amerikës dhe ajo e Kampionatit Evropian do të përballen me njëra-tjetrën.

CONMEBOL dhe UEFA kanë arritur marrëveshje për të zhvilluar një ndeshje mes fitueses së Kupës së Amerikës (Argjentina) dhe fitueses së Euro 2020 (Italia).

Sipas Fabrizio Romano, ndeshja mes dy kombëtareve do të luhet në qershor të vitit 2022, përcjell Periskopi.

Siç bëhet e ditur nga CONMEBOL, akoma nuk është vendosur se në cilin stadium do të luhet ndeshja.

Lionel Messi tani do të ketë mundësi ta fitojë edhe një tjetër trofe me kombëtare, për të përforcuar madhështinë e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: