Zyrtare: Armando Broja nënshkruan kontratë 5-vjeçare me Chelsean

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja – i cili mbush 20-vjet në shtator – ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare me Chelsean.
Broja bëri 34 paraqitje si i huazuar te Vitesse sezonin e kaluar, duke shënuar 11 gola, teksa arriti vendin e katërt në tabelë me holandezët, transmeton Periskopi.
Ai kishte debutuar me seniorët e Chelseat në mars të vitit 2020, duke u futur nga stoli në ndeshjen e Premier Leagues kundër Evertonit.
Broja ka qenë pjesë e skuadrës nga perëndimi i Londrës që nga mosha 8-vjeçare.
”Jam i ngazëllyer të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean. Kam bërë rrugë të gjatë nga Akademia,” ka thënë ndër të tjerash Broja pasi nënshkroi kontratën. /Periskopi.com/