Zyrtare: Armando Broja largohet nga Southamptoni – Niset drejtë Chelseas
Armando Broja ka treguar se është një nga sulmuesit më të mirë shqiptar pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Southamptonit.
Broja ka përfunduar kontratën e tij të huazimit te Southamptoni dhe tani do t’i bashkohet Chelseas, shkruan Periskopi.
Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në ‘Instagram’ ku falënderon të gjithë që e ndihmuan të rritet, ndërsa thekson se për 20-vjeçarin të gjithë u bënë si një familje.
“Ishit si një familje për mua, do të më mungoni. Doja të filloja duke thënë se ky ishte një sezon fantastik për mua dhe familjen time.
Një sezon me ulje ngritje, por pavarësisht gjithçka kisha familjen dhe disa persona fantastik qe më kanë ndihmuar të kaloj gjithçka.Dua t’i bëj një falënderim të madh Sauthemptonit dhe fansave të tyre fantastik që patën besim dhe më lejuan t’i tregojë se çfarë jam i aftë të bëj.
I vlerësoj gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni treguar mua dhe skuadrës.Në fund dua të falënderojë dhe shokët e skuadrës të cilët më kanë mësuar shumë, e kam shijuar çdo moment me ju djema, sinqerisht ishte diçka speciale për mua.
Nuk u bëmë thjesht vëllezër, por një familje, do të më mungoni.”, u shpreh Broja.