Zyrtare: Alisson nënshkruan kontratën e re me Liverpoolin

Alisson Becker ka nënshkruar marrëveshjen e re me Liverpoolin.
Portieri brazilian që kur arriti nga Roma, ka pasur paraqitje fenomenale te The Reds.
Ai ka ndihmuar skuadrën që të fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, me çka edhe është shpërblyer me kontratë të re.
Alisson ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin, duke qëndruar deri në vitin 2027 te Liverpooli.
Portieri dhe Liverpooli janë shprehur të kënaqur për këtë bashkëpunim, derisa shpresojnë të fitojnë edhe më shumë trofe së bashku.
He’s a ‘keeper… ?@Alissonbecker has signed a new long-term contract with the Reds ??
— Liverpool FC (@LFC) August 4, 2021